Mirësevini në web-faqen e Klubit Basketbollistik "Trepça" - Welcome to Basketball Club Trepça
Sponsorët
Fan Club TORCIDA

E duam Trepçën , por jo më shumë se Kosovën

Ne stadiumin me te madh te botes, ne Marakanen e Brazilit, tifozet vendas e quajne veten "Torcida". Keta tifoze braziliane jane bere kudo ne bote sinonim i brohoritjeve dhe i tifozerise sportive. Emri "Torcida" eshte perhapur edhe ne vende te tjera, duke u marre si model nga Marakana braziliane. Per shembull tifozet me te vjeter ne Evrope te formuar ne vitin 1950 ishin ata te Hajdukut te Splitit te cilet poashtu ia kishin vene emrin vetvetes "Torcida" Lidere te nje nengrupi te madhe te "Torcida" Splitit per gjashte vite me radhe ishin nje grup shqipetaresh nga Mitrovica. Shefqet Begu – Qeti ka qene njeri nder ta dhe me tu kthyer nga Spliti, merr iniciativen per formimin e nje
tifozerise te re ne vendlindje me emrin ‘Armata e Minatoreve-Torcida' Shume pjesetare te kesaj tifozerie ishin edhe pjesetare te UCK-se, ku edhe nje anetar i Torcides BESIM NUKA kishte rene deshmor ne luften e vitit 1999.
Pas luftes emri nderrohet nga "Armata e Minatoreve-Torcida" ne "Vellezerit Shqipetare-Torcida" si dhe "Black Green Boys - Torcida".


Tifozeria më e vjeter kosovare

"Torcida" si klub i tifozeve eshte formuar ne vitin 1984, kur e nisem organizimin tone per ta perkrahur sportin dhe sportistet kosovare kujton Shefqet Begu – Qeti kryesori i klubit te tifozeve me te vjeter ne Kosove.
Pasi qe basketbolli dhe futbolli pas viteve te 80-ta u shuan nga agresori serb "Torcida" kishte qen ne perkrahje te klubit te basketbollit "UNIVERSITETI" te femrave qe atehere ai klub i vetem me shqipetare bente pjese ne ligen e pare te ish-Jugosllavise. Ndersa tani zemra e "Torcides" rrah per Trepcen, ne te gjitha sportet.
Ky grup, sipas udheqesve te saj numeron rreth 2.000 anetare mirpo gjithsej jane 500-600 me kartela identifikuese. Antari me i vjeter i kesaj tifozerie eshte Xhylazim Suma, ish-minator i Trepces, qe ende i percjell ndeshjet si tifoz, ndonese eshte 75-vjec.
Per organizimin e "Torcides" perveq Shefqet Begut-Qetit perkujdeset gjithashtu edhe Emir Prekazi – Zhgola. Lider dhe dirigjent ishte Besim Begu- Besi mirpo pasi qe ai nuk gjendet ne Kosove momentalisht dirigjent eshte Izet Tahiri me ndihmen e Qetit.
"Torcida" ka anuar edhe ne ndeshjen Shqiperia - Anglia dhe prej atehere eshte gjithashtu edhe ne perkrahje te kombetares se Shqiperise.
Si rival kryesor te "Torcides" jane tifozet nga Prishtina te quajtur me emrin "Plisat". Per dallim nga "Torcida" ata jan formuar disa vjet me vone dhe vetiniciator per formimin e tyre kishte qen vet Shefqet Begu – Qeti me disa prishtinas te tjere.
Ne vitin 2004 ne "Torcid" shfaqet nje risi tjeter. Formohet nengrupi "Torcida PR" e udhhequr nga disa mitrovicas qe jetojne dhe veprojne ne Prishtine.


Torcida është tifozeria numër një në Kosovë


 
 
© 2007 Trepa.org & WideBS
All Rights Reserved.